21.1 C
Pristina
spot_img

Kadriaj: Kurti premtoi uljen e çmimit të rrymës, ai u rrit tri herë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke thënë se do ta ulë çmimin e rrymës.

Por që gjatë qeverisjes së tij është ai rritur tri herë.

“Ne po e shohim që s’ka dakordancë mes Presidencës dhe Qeverisë sepse janë në kundërshtim me qëndrime, mirë që presidenca ka kërkuar të mos rritet çmimi i energjisë elektrike. Kjo qeveri ka ardhur në pushtet duke aluduar se çmimi i rrymës është shumë i lartë dhe se do ta ulin çmimin, por në fakt brenda një mandati qeverisës, është hera e tretë që rritet çmimi i energjisë elektrike, që e bën më të vështirë jetën e qytetarëve. Ka pasur protesta pasi njerëzit kanë thënë se nuk duhet të paguajnë më shumë se që po paguajnë, pasi edhe ashtu është çmimi i lartë, nuk janë marrë parasysh as nga qeveria e as nga bordi i ZRRE-së dhe përkundër të gjitha këtyre, ZRRE ka vendosur që ta rrisë çmimin e rrymës për 16.1 për qind, gjë që do të ketë impakt edhe në rritjen e çmimeve tjera, të bukës e produkteve tjera, që e vështirëson jetën e qytetarëve, edhe ashtu të vështirësuar për rritje enorme të çmimeve dhe mos rritjes së pagave”, është shprehur ajo në emisionin Expose.

Kadrijaj thotë se është pabarazi që të mos ketë rritje të çmimit të rrymës në veri, ndërkohë që Vetëvendosje aludonte për sovranitet në atë pjesë.

“ZRRE ka njoftuar se çmimi i rrymës nuk do të rritet në pjesën veriore, që është pabarazi që po ndodhë sepse nëse rritet ky çmim duhet të rritet njëjtë për të gjitha komunat e Kosovës. Këta po aludojnë që kanë shtrirë sovranitet në pjesën veriore të Mitrovicës, që e kanë çliruar atë pjesë, atëherë ku është sovraniteti kur këta nuk kanë qasje që ta rrisin çmimin e energjisë elektrike”, ka vlerësuar deputetja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img