Ka ardhur para shikuesve të shumtë episodi i 101-të i hit komedisë televizive, “O Sa Mirë”.
Mysafir special në episodin e ri është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Nga prapaskenat e xhirimeve
“Të dashur miq, këtë javë bëra një ndalesë të pazakontë në kolegjin ‘O Sa Mirë’. Ju ftoj ta ndiqni vizitën time atje”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni kryeparlamentarin larg politikës dhe foltores së Kuvendit. Ai e sprovon vetën edhe në aktrim.
https://www.youtube.com/watch?v=zDEpD2p9H-A
Veseli njëherësh ka bërë edhe një selfie me ekipin e aktorëve të “O Sa Mirë”.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/747914208717121:0