Site icon PrishtinaPress

Jep dorëheqje ministri i Brendshëm i Turqisë

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Efkan Ala, ka dhënë sot dorëheqje, njofton AFP.
Sipas kryeministrit turk Binali Yildirim, Ala do të zëvendësohet nga ministri aktual i Punës, Sulejman Sojle, ndërsa ky i fundit nga ish ministri i shëndetësisë, Mehmet Muzinoglu, transmeton KosovaPress.
Ende nuk dihen motivet e kësaj dorëheqje, por se kjo vjen në një kohë kur Ankaraja është duke larguar njerëz për të cilët dyshon se kanë lidhje me organizmin e grushtit të shtetit në korrik të këtij viti.

Exit mobile version