Kryeministri holandez, Dick Schoof tha të martën se qeveria e tij e koalicionit do të bëhet një administratë kalimtare pasi ligjvënësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders tërhoqi ministrat e tij nga kabineti për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth migracionit.
Schoof tha se do t’i ofronte mbretit holandez dorëheqjen e ministrave nga Partia për Liri e Wilders. Ai u tha gazetarëve se ai dhe ministrat e tjerë do të qëndrojnë në detyrë përkohësisht.
Vendimi do të thotë që Holanda do të ketë një qeveri të përkohshme kur do të presë samitin e liderëve të NATO-s pas tre javësh, shkruan The Washington Post, transmeton Klankosova.tv
Nuk është caktuar ende një datë për zgjedhje të reja, por ka gjasa që zgjedhjet atje të mbahen para vjeshtës.