14.5 C
Pristina
spot_img

Jehona Lushaku-Sadriu: I takon VV-së ta zhbllokojë procesin politik

Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për qëndrimet që ka ky subjekt politik për situatën e tanishme në të cilën është Kosova, pasi nuk janë formuar ende institucionet e reja pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar LDK e ka peshën e vet në Kuvend dhe i ka bërë të qarta qëndrimet e saja si para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

“Vetëvendosje nuk është për ne alternativa e cila mund jetë si formulë për qeverisje. Ne kemi vendosur që ta luajmë rolin tonë në bazë të fuqisë që kemi brenda Kuvendit të Kosovës, dhe si të tillë i takon partisë së parë që ka fituar shumicën, që ta bëjë shumicën, ta bëjë propozimin e kryeparlamentarit dhe ta zhbllokojë procesin”.

Ne nuk mund të ushtrojmë një funksion jashtë atij që kemi dhe vërtetë presim nga partia e parë që ta bëjë këtë. Ne qëndrimet  e tona i kemi të mbështetura, logjike dhe të përkrahura nga elektorati ynë” u shpreh Lushaku-Sadriu.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se për fazën e tanishme në të cilën është vendi, LDK-ja i ka vënë vija të kuqe LVV-së.

” Sepse Vetëvendosje i ka mbajtur disa qëndrime problematike, një qeverisje katër vjeçare që ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe ka përdorur një diskurs tepër të dëmshëm për vet qytetarët, dhe për këtë ne nuk jemi dakorduar, dhe për këtë i kemi vënë vijë të kuqe tani për tani”.

“Tani për tani po flas për këtë legjislaturë, dhe për këtë po flas që jemi vërtetë të qartë me qëndrimet e tona dhe jemi shumë komod me pozicionin dhe ajo që pritet është që vet partia që ka dalë e para të zhbllokojë këtë proces”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img