Site icon PrishtinaPress

Ja arsyeja pse do të jenë Çeku e Hoti bashkë me Kurtin nesër në Ohër

Sytë nesër do të jenë kah Ohri i Maqedonisë së Veriut, aty ku do të mbahet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim bilateral, të mbikëqyrur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të merren vendime të rëndësishme sa i përket propozimit evropian dhe marrëveshjes për Asocicacionin.

Ndërkohë, burime të Indeksonline bëjën të ditur se në delegacionin kosovar do të jetë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe Andin Hoti.

Teksa Çeku pritet të përfaqësojë Kosovën në diskutimin për Kishën Ortodokse Serbe, Hoti do të bisedojë lidhur me çështjen e të pagjeturve./Indeksonline/

Exit mobile version