Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike (IKSHPK) pas shpalljes së gjendjes epidemiologjike, ka bërë të ditur të dhëna e fundit lidhur me rastet e prekura me grip në javën e parë të 2024.
Sipas IKSHPK-së gjatë kësaj periudhe janë raportuar 5 mijë e 731 raste ILI (sëmundje të ngjashme me gripin), 311 raste të Infeksionit Respirator Akut DHE 13 raste me Infeksion të Rëndë Respirator Akut.
Intensiteti i gripit sezonal sipas këtyre shifrave numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, duke shënuar rritje dhe duke kaluar pragun epidemik.