15.8 C
Pristina
spot_img

IKD dënon kërkesën e Bislimit: Ndërhyrje e hapur në Autoritetin e Konkurrencës

Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, e ka cilësuar si ndërhyrje të hapur në autoritet kërkesën skandaloze të zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Besnik Bislimi për masa ndaj kompanisë ‘’Devolli’’, por dhe të tjerëve.

Ai thotë se këtë e përcakton edhe Ligji me nenin 21, ku ky institucion, i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës dhe ndalohet çdo ndërhyrje tjetër politike apo private, transmeton klankosova.tv.

”Sipas Ligjit (neni 21) “Autoriteti është agjenci e pavarur, që për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës” derisa “Ndalohet çdo ndërhyrje, politike, publike ose private që mund të cenojë pavarësinë ose paanshmërinë e Autoritetit”.

”Ndërkaq, sipas Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, “Njësia Përgjegjëse nuk mund të japë urdhra apo udhëzime lidhur me procedurat administrative për çështje të caktuara konkrete dhe individuale në kompetencë të agjencisë rregullatorë”.

”Përkundër paqartësive se cili institucion cilësohet si njësi përgjegjëse (eventualisht mund të jetë Kuvendi), Ligji thekson se as njësia përgjegjëse nuk mund të jap urdhra apo udhëzime lidhur me procedura specifike administrative. Për këtë arsye, një qasje e tillë paraqet ndërhyrje të hapur”, citon Betimi për Drejtësi, Shalën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img