Site icon PrishtinaPress

I doli qeni endacak në rrugë, aksidentohet vetura e Policisë në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë – Kullë, saktësisht në fshatin Radac, ku është përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, teksa dyshohet se gjithçka ndodhi për shkak të një qeni endacak i cili doli papritur në rrugë.

Sinjali mëson se qeni është përplasur në veturën e Policisë dhe si pasojë ka ngordhur, teksa vetura ka pësuar dëme materiale.

Exit mobile version