15.7 C
Pristina
spot_img

Humb jetën një turist në Gjirin e Durrësit, një tjetër në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Gjirin e Durrësit.

Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre u gjet pa shenja jetë, ndërsa tjetri, sipas A2CNN ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital, transmeton klankosova.tv.

Sipas raportimeve, dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike. Dyshohet se motorit të ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur.

Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të gjatë në det.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img