14.1 C
Pristina
spot_img

Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës

Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img