Site icon PrishtinaPress

Hoxha: Rruga e vetme e vendit tonë është e ardhmja euro-atlantike

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se e ardhmja euro-atlantike e vendit tonë është rrugë e vetme.

Në konferencën dyditore ndërkombëtare Com-Sult, me moton ‘Thirrja e së ardhmes’ në Vjenë, Hoxha ka diskutuar për të ardhmen evropiane të vendit tonë duke vënë në dukje të arriturat dhe sfidat.

“Perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në BE, është më lehtë e realizueshme, duke zbatuar me prioritet një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit. Jemi duke punuar në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi me ndihmën e pakursyer të vendeve mike”, citon MD ministren Hoxha.

Ajo ka diskutuar edhe për të arriturat dhe sfidat duke vënë në pah se fuqizimi i sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe efikasitetit janë prioritete të qëndrueshme në Drejtësi ndërsa sundimi efektiv i ligjit është përgjegjësia kryesore.

Exit mobile version