Sot, gjatë hutbes së xhumasë, hoxha Eroll Nesimi nga Mitrovica ka folur për arrestimin e fundit të qytetarit që kishte bashkëpunuar me BIA-n serbe, shkruan Jepi zë.
Hoxha ka thënë se edhe Zoti i dënon tradhtarët, ndërsa ai vetë është çuditur se si është e mundur që një shqiptar të bashkëpunojë me Serbinë kundër shqiptarëve.
Ai tha në hutbe se Zoti nuk i do tradhtarët, duke iu referuar qytetarit që dyshohet se ishte infiltruar brenda myslimanëve, sipas përgjimeve.
Ai e ka cilësuar këtë qytetar si hipokrit, duke transmetuar edhe fjalët e Zotit, duke treguar se persona të tillë renditen në xhehenemin më të ulët.