Tenori Ramë Lahaj ka performuar në mbrëmjen e fundit të Tosca-s në Seattle, në audiencë ishin edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier me nënën e tij. Ky i fundit, ndau pamje nga kjo mbrëmje dhe komplimentoi Lahajn për performancën e shkëlqyer.
Ai tha se prindërit e tij ishin vizitorë të Operas Seattle që nga viti 1970.
“Sa mirë që pashë mikun tim, Rame Lahaj, të performonte në shfaqjen e “Toskës” në Operan e Seattle-it mbrëmë. Performanca ishte e shkëlqyer dhe muzikaliteti, fuqia dhe talenti i Rames shkëlqeu. Është jashtëzakonisht e veçantë që nëna ime na u bashkua – ajo dhe babai im ishin vizitorë të hershëm të Operas së Seattle-it duke filluar nga vitet 1970”, shkruan Hovenier.
Postimi: