Site icon PrishtinaPress

Heshtje zgjedhore, Bulliqi e Kurti pin kafe në Podujevë bashkë me qytetarë të shumtë

Kandidati për kryetar të Vetëvendosjes, SHpejtim Bulliqi para pak minutash ka postuar në profilin e tij në Facebook, disa fotografi ka takimi sot me kryeministrin Kurti.

Në ditën e heshtjes zgjedhore, Bulliqi e Kurti kanë qëndruar në qytetin e Podujevës, ku janë parë në sheshin qendror të qytetit bashkë me qytetarë të shumtë.

Kosova ka mbajtur raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021, derisa raundi i balotazheve do të organizohet nesër.

Exit mobile version