Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Vlora na bashkon me dy homologët shqiptarë

Ministrja e Drejtësisë, Vlora Çitaku ka takuar dy homologët e saj shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Takimi mes tre ministrave është zhvilluar në Vlorë, ndërsa ministrja Çitaku ka publikuar disa fotografi nga takimi.

“Vlora na bashkon – me 2 homologët e mi shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Ulsi Manja dhe Krenar Lloga”, ka shkruar ministrja sipër fotografive.

Takimi mes tre ministrave nuk ishte paralajmëruar dhe nuk dihet se cilat kanë qenë temat e diskutimit.

 

Exit mobile version