20.7 C
Pristina
spot_img

Haradinaj takohet me shoqërinë civile: Kemi propozuar emra, bllokada është e krijuar nga VV-ja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Ai ka shkruar në rrjete sociale se bllokada aktuale, është e krijuar nga VV-ja.

Postimi:

KDI është një zë i artikuluar dhe i qëndrueshëm në të gjitha proceset politike në vend, sikurse tani edhe në situatën e krijuar pas zgjedhjeve të përgjithshme, me bllokadën institucionale që po e mban vendin peng.

Sot, në takim me përfaqësuesit e KDI-së, të kryesuar nga z. Ismet Kryeziu, e rikonfirmova qëndrimin e Aleancës për të ofruar zgjidhje dhe për të ndihmuar daljen nga kjo gjendje e papranueshme. Kjo është arsyeja pse ne kemi dalë me propozime konkrete të emrave, që mund të jenë figura konsensuale, të cilat do të mund të merrnin besimin e shumicës së deputetëve për postin e Kryetarit të Kuvendit.

Në këtë frymë, Aleanca i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e nevojshëm kushtetues, si instrument që mundëson zhbllokimin institucional dhe kthimin e Kuvendit në funksionalitet të plotë.

Bllokada e krijuar nga Vetëvendosje është e dëmshme dhe po i kushton vendit me pasoja të mëdha, politike, institucionale dhe ekonomike. Aleanca mbetet e përkushtuar që të jetë pjesë e zgjidhjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img