Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Republikës sllovene.
Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se ambasadores Minca Benedejçiq i shprehi mirënjohjen për mikpritjen, si dhe për përkushtimin e saj në forcimin e lidhjeve të ngushta mes dy vendeve.
“Sllovenia mbetet një partnere dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj.