16.2 C
Pristina
spot_img

Haradinaj: Pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s na bën krenarë të gjithëve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se pjesëmarrja e ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, na bën krenarë të gjithëve.

Haradinaj përgëzoi ushtrinë e Kosovës për sukesin e arritur në “Defender 2025”, anipse sipas tij sigurimi i armatimit të nevojshëm dhe certifikimit erdhi me vonesa të mëdha.

“Në vitin 2018, në dakordim të plotë me Pentagonin, votuam ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Njëkohësisht, ramë dakord për planin zhvillimor 10-vjeçar, për certifikimin e njësive dhe për angazhimin tonë bilateral e multilateral për paqe krah Amerikës dhe aleatëve tanë”.

“Edhe pse me vonesa të mëdha, si në sigurimin e armatimit të nevojshëm dhe atë të certifikimit,  falënderoj nga zemra të gjithë oficerët dhe ushtarët Ushtrisë së Kosovës (FSK), aleatët tanë strategjikë dhe oficerët e tyre”, shkroi Haradinaj. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img