23.3 C
Pristina
spot_img

Haradinaj nominon Ajet Avdylin kandidat për kryetar të komunës së Artanës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka nominuar Ajet Avdylin për kandidat të Aleancës për komunën e Artanës.

Ai tha se Avdyli është mëshirim i përkushtimit për çështjen kombëtare si në diasporë edhe në vendlindje.

Haradinaj, theksoi se me Avdylin, Artana fiton një mundësi të re për t’u qeverisur me dinjitet, dije dhe përkushtim.

“Sot kam nominuar z. Ajet Avdyli si kandidat të Aleancës për komunën e Artanës. Z. Avdyli është mishërim i përkushtimit për çështjen kombëtare, si në diasporë, ku për dekada ka jetuar dhe vepruar në shërbim të komunitetit shqiptar, ashtu edhe në vendlindje, ku angazhimi i tij është i njohur e i vlerësuar. Përvoja e tij profesionale në fushën e arsimit dhe të financave përbën një garanci të fortë për një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarit”, shkroi Haradinaj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img