Haradinaj ka shkelur ligjin kur ia ka vazhduar mandatin drejtorit të Doganave

Advertisement

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkelur rëndë ligjin, kur ka vendosur t’i vazhdojë mandatin drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës.

Advertisement

Ai ka thënë se vendimi i Haradinajt për t’ia vazhduar mandatin drejtorit të Doganave të Kosovës, është shkelje e rëndë ligjore e radhës dhe veprim arbitrar, abuzim me detyrën e shpërdorim i funksioneve e të mirave publike.

“Kryeministri Haradinaj, e ka shkelur rëndë ligjin, kur ka vendosur t’i vazhdojë mandatin drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës. Kodi Doganor Nr. 03/L – 109, në nenin 5 (paragrafi 1) kërkon domosdoshmërisht krijimin e një komisioni dhe shpalljen e konkursit për zgjedhjen e tij. Pas kësaj, propozimi i komisionit shkon tek ministri i financave, i cili, tek atëherë e dërgon rekomandimin tek kryeministri. Vendimi i kundërligjshëm i kryeministrit, thirret pikërisht në dispozitën ligjore të neni 5 pika 1, të Kodit Doganor, të cilin Vendimi i kryeministrit e shkelë vrazhdë në kuptimin material (në përmbajtjen e tij), ngase aty qartë është e rregulluar se duhet të shpallet konkurs dhe duhet vendim për përzgjedhje nga komisioni fillimisht. Kjo është shkelje e rëndë ligjore e radhës dhe veprim arbitrar, abuzim me detyrën, shpërdorim i funksioneve e të mirave publike etj. Pastaj ne çuditemi se përse nuk kemi liberalizim të vizave”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij në Facebook.

Bajqinovci ka thënë se Qeveria në ardhje do të ndalojë këto abuzime me pasurinë e të mirat e përbashkëta. /Telegrafi/

/Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës