Site icon PrishtinaPress

Hamiti i LDK-së për shtrenjtimin e rrymës: Kurti me shokë iu dhanë përbuzjen e radhës qytetarëve

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar vendimi e djeshëm të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai ka ironizuar me Qeverinë Kurti, duke thënë se falë “Qeverisë së shpresës” kësaj here rryma është shtrenjtuar vetëm 16 për qind.

Hamiti në Facebook, ka shkruar se kjo është përbuzja e radhës e Kurtit për qytetarët.

“Kësaj here, vetëm 16% rritje të çmimit të energjisë falë “Qeverisë së Shpresës” të Albin Kurtit! Ky është argumenti i të indoktrinuarëve të lumtur. Ka kush mendon për ta! Mbasi e panë që përbuzja e qytetarëve të Kosovës u shpërblehet me votë të konsiderueshme (42% para dy muajsh), Kurti me shokë e shoqe ua dhanë përbuzjen e radhës. Të gjithëve, pa dallim, si votuesve të vet, si jovotuesve”, ka shkruar Hamiti.

Exit mobile version