Një person ka pësuar lëndime të rënda gjatë ditës së martë në Mitrovicën e Veriut, pasi një shtyllë betoni ka rrëshqitur dhe e ka goditur atë.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar poashtu rastin për Klankosova.tv.
Viktima ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë dalë poashtu edhe inspektorati i punës, dhe rasti po hetohet.