Advertisement
Siç raporton “Beta”, përcjell Telegrafi, Gjuriq në një takim me ambasadorin suedez në Serbi, Jan Lundin, ka thënë se ‘Serbia do të bëjë të gjitha përpjekjet për të shmangur destabilizimin e rajonit dhe të vazhdojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, por me kusht që autoritetet në Prishtinë të krijojnë parakushte minimale për këtë”.
Gjuriq ka thënë se përcaktimi strategjik i Beogradit është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i parakushteve për avansim të përbashkët ekonomik dhe demokratik.
Ai tha se “gjuha e kërcënimeve, ultimatumeve dhe shantazheve, me të cilat po shërbehet Prishtina nuk i kontribuon arritjes së këtij qëllimi”.
PostAdss