Site icon PrishtinaPress

Gjobitet shoferi i autobusit që voziti në kahun e kundërt të rrugës në Prishtinë

Policia e Kosovës, pas verifikimit të video pamjeve ku shihet një autobus duke vozitur në kahun e kundërt, duke rrezikuar veten dhe të tjerët me sjellje të papërgjegjshme në komunikacion në Prishtinë, ka identifikuar dhe sanksionuar kundërvajtësin.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas dispozitave të trafikut rrugor dhe është plotësuar fletëparaqitja përkatëse, transmeton Klankosova.tv.

“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kujton se sjelljet e tilla nuk tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet për të garantuar sigurinë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit”.

Exit mobile version