Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së uron FSK-në për Ditën e Forcës

Advertisement

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës, ka marrë letër urimi nga kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së, Mark A. Milley.

Advertisement

Në njoftimin për media thuhet se Milley në këtë urim ka shkruar se ushtria e SHBA-së e vlerëson përkushtimin e lidershipit të FSK-së dhe partneritetin e tyre me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Urimi i plotë:

“Urime për Ju, burrat dhe gratë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, me rastin e festës së Ditës së Forcës të Sigurisë së Kosovës. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, unë vlerësoj lart përkushtimin tuaj në kryerjen operacioneve në përgjigje ndaj krizave dhe operacioneve për mbrojtje civile në Kosovë. Puna juaj për të krijuar një Forcë të integruar është demonstruar në iniciativat dhe reformat sociale të lidershipit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Ushtria e SHBA-ve vlerëson përkushtimin e lidershipit tuaj dhe partneritetin tonë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Urimet më të mira për këtë rast të veçantë”.

Ndryshe të mërkurën Forca e Sigurisë së Kosovës do të shënojë ditën e saj, me një ceremoni në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo është hera e parë që FSK shënon “Ditën e Forcës” me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës.

PostAdssFotoja e reklamës