Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka njoftuar ndjekësit se është përballur me probleme shëndetësore gjatë pushimeve.
Përmes një postimi në “Instastory”, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke marrë infuzion, ndërsa ndodhet në një dhomë luksoze, larg angazhimeve të përditshme.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje për gjendjen e saj, Xheneta ka lënë të kuptohet se është sëmurë.
Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë e pranishme në botën e televizionit, duke marrë pjesë në emisione të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.