Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Mësohet se viktima është një shtetas i huaj.
Lidhur me këtë rast, Klankosova.tv ka kontaktuar Prokurorinë Themelore, e cila ka konfirmuar se prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
“Prokurori i shtetit është duke ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës, njofton Klankosova.tv.