8.4 C
Pristina
spot_img

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë

Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobrava të Leposaviqit.

Policia bëri të ditur se në lidhje me rastin është  njoftuar nga stafi mjekësor, i cili kishte shkuar për ta vizituar pacienten e cila ndodhej nën trajtim mjekësor.

“Sipas informatave të para, me të arritur në vendin e ngjarjes, personeli mjekësor ka hasur në derën e mbyllur të shtëpisë dhe nuk ka arritur të vendosë kontakt me personin në fjalë, për çka ka kërkuar asistencën e Policisë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Meqë dera nuk është hapur, Policia është detyruar ta hapë atë me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, në shtrat, është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës – femër,  O.M., e lindur në vitin 1949”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, policia tha se në lidhje me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img