20.7 C
Pristina
spot_img

Gjashtë muaj nga arrestimi i Fadil Fazliut nga Specialja, djali i tij me postim prekës

Fahri Fazliu ka bërë me dije se sot janë bërë gjashtë muaj nga arrestimi i babait të tij Fadil Fazliu nga Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i dhemb padrejtësia që po e përjeton prindi i tij në paraburgim.

Megjithatë, ai ka shprehur besimin në forcën e babait të tij.

“Sot, bëhen 6 muaj mohim i lirisë pa të drejtë ndaj teje, Babloki jonë, Fadil Fazliu-Zjermi i UÇK-së. Larg nesh, larg atdheut që i shërbeu me përkushtim dinjitet e zemër. Më dhemb padrejtësia që po përjeton, por besoj shumë në forcën tënde. Liria nuk mund të burgoset. E drejta mund të vonojë, por ajo gjithmonë fiton. Liri për çlirimtarët”, ka shkruar Fazliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img