Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.
“Sot pata kënaqësinë të filloj ditën me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Elmedin Konaković, gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet dhe integrimin evropian. Gëzohem për këtë takim dhe për mundësitë që na presin!”, ka shkruar Gërvalla.
Kryediplomati boshnjak ka arritur në Kosovë për pjesëmarrje në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.