18.7 C
Pristina
spot_img

Gerta rrëfen prapaskenat e incidentit me Gjestin: Të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi…

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Gerta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndau për herë të parë emocionet dhe sfidat që përjetoi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 4”. Ajo e përshkroi eksperiencën si të paharrueshme, por nuk munguan momentet e vështira, sidomos ato që kishin të bënin me mallin për familjen.

Në një rrëfim, Gerta tregoi se për të fshehur emocionet nga kamerat, shpesh futej në tualet dhe qante në heshtje.

“E merrja malli për familjen, por për t’iu fshehur kamerave, futej në tualet dhe qaja,” tha ajo.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës ishte edhe komenti i saj për incidentin që solli Zarf të Zi, ku Gerta i hodhi shampanjë në sy Gjestit – një moment që shkaktoi shumë diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë. 

Por Gerta kishte arsyet e saj të forta për këtë veprim, duke theksuar se e gjithë sjellja e saj ishte në kuadër të lojës, jo me qëllim për të lënduar.

Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë dhe tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh… Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur.

Gerta shtoi se, ndryshe nga banorët e tjerë që e morën seriozisht sjelljen provokuese të Gjestit, ajo vetë i pa ato si pjesë e lojës dhe zgjodhi ta trajtonte situatën me po të njëjtën frymë.

Unë do preferoja që të qëndronim te lojërat e Gjestit dhe jo te serioziteti i tij si lojtar. Dhe kjo ishte e bukura te Gjesti, lojërat… Për çështjen e shampanjës, ishte jo që unë të bija në provokimin e Gjesti, por duke qenë se ai luante në këtë mënyrë, edhe unë luajta. Unë doja ta ktheja në lojë, nuk u nisa për ta lënduar.”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img