13.1 C
Pristina
spot_img

Garë e fortë në Tiranë, mbeten jashtë Parlamentit 11 deputetë aktualë të PS-së

11 deputetë aktualë të Partisë Socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në shtator.

Të vendosur në listën e hapur të qarkut të Tiranës ata nuk ja dolën të fitonin votat e nevojshme për të marrë mandatin.

Tirana ka prodhuar garën më të fortë elektorale brenda partive politike. Kështu, Partia Socialiste kishte të vendosur në listën e hapur shumë kandidatë që aktualisht e gëzojnë mandatin e deputetit.

Nga shtatori, në grupin parlamentar socialist nuk do të ulet më në karrigen e deputetit, ish-kryeministri Pandeli Majko, një prej figurave që e ka marrë këtë post për herë të parë në vitin 1992.

Një tjetër emër me kontribut në këtë parti që nuk do të jetë pjesë e kuvendit është edhe ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila e mori për herë të parë mandatin e deputetes në vitin 2009.

Listës së deputetëve që nuk do të jenë më në parlamentin e ri i bashkohet edhe Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Arben Pëllumbi, Etjen Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Plarent Ndreca.

Kur kanë mbetur edhe një pjesë e votave të diasporës, janë në garë të ngushtë për të fituar mandatin në qarkun e Tiranës janë Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti./Euronews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img