Policia e Kosovës ka kërkuar që të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për foshnjën që u gjet pa shenja jete në deponinë e mbeturinave, të kontaktojnë Policinë.
Zëdhënësi Agron Borovci ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Sot, rreth orës 11:00, policia ka pranuar informacionin për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën ‘Qëndresa’ në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar se foshnja e porsalindur ishte pa shenja jete. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” deklaroi Borovci.