Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se Forumi i Intelektualëve i është bashkuar partisë së tij.
Limaj tha se ky është lajm i jashtëzakonshëm për partinë e tyre, pasi tha se Nismës i janë bashkuar njerëzit të cilët në momentet më të rënda për Kosovën kanë dhënë kontribut të çmuar për vendin.
“Sot është një lajm i jashtëzakonshëm për partinë tonë, Nismën, për anëtarët dhe simpatizantët. Nga sot e tutje, Nismës i bashkohet Forumi i Intelektualëve, një grup njerëzish, një organizim politik i cili ka marrë pjesë në zgjedhje me koalicionin tonë të përbashkët”.
“Ndihemi më mirë se kurrë që Forumi i Intelektualëve shkrihet dhe bashkohet në Nismën Socialdemokrate dhe nga sot këta njerëz do të jenë pjesë e pandashme e Nismës”, tha Limaj, njofton Klankosova.tv.
Në konferencën e përbashkët ishin edhe pesë deputetët që ishin në listën e zgjedhjeve të kaluara bashkë me AAK-në dhe Nismën, si profesor Artan Nimani, Nexhmi Sejdiu e të tjerë.