11.7 C
Pristina
spot_img

Florian Dushi merr një pozitë të rëndësishme në LDK-në e Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon me zgjedhjen e strukturave të brendshme të partisë.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Florjan Dushi ka marrë drejtimin e degës së dytë të kësaj partie në kryeqytet.

Ky është njoftimi i LDK-së:

‘Me pjesëmarrjen e mbi 900 anëtarëve në gjithë procesin zgjedhor të degës së II-të në kryeqytet, u mbyll suksesshëm sonte dhe Kuvendi X Zgjedhor me zgjedhjen e strukturave të reja të kësaj dege.Delegatët e këtij kuvendi, të degës së II-të – Dega e ‘’Qytetit të Vjetër’’ me unanimitet zgjodhën për kryetar, z. Florian Dushi.Dega e II, njëjtë si shumica e degëve të tjera në këto zgjedhje të brendshme të LDK-së, ka formuar dhe 10 nëndegë të reja, nga 7 sa kishte në 17 sosh për tu afruar sa më shumë me anëtarë e qytetarë.Zgjedhjet brenda LDK-së janë afër përmbylljes; përderisa ditët për Konventën e madhe të LDK-së po afrohen.’/Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img