Site icon PrishtinaPress

Flick zbulon nëse Lewandowski do të luajë ndaj Interit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se Robert Lewandowski do të rikthehet në fushë nga stoli kundër Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Veterani polak ka humbur katër ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në gju, por iu dha drita jeshile për të luajtur të hënën.

“Lewandowski ndihet mirë, fola me të dje dhe po luan më mirë nga sa prisnim. Dhe mund të jetë i disponueshëm në stol për të hyrë nëse kemi nevojë për të”, tha Flick për shtypin në Milano përpara seancës së fundit stërvitore të Barcelonës, transmeton Klankosova.tv

Ndeshja Inter – Barcelona luhet të martën me fillim nga ora 21:00.

Exit mobile version