Site icon PrishtinaPress

Flick “përjashton” Olmon në ndeshjen ndaj Leganes: Ai nuk do të udhëtojë

Dani Olmo u pa të stërvitej me shokët e tij të Barcelonës të premten në mëngjes, duke bërë kështu që fansat të shpresojnë për një rikthim në ndeshjen e radhës që katalanasit e zhvillojnë ndaj Leganes.

Megjithatë trajneri Hansi Flick e ka “përjashtuar” Olmon nga lista e lojtarëve që do të udhëtojnë për ndeshjen.

“Ai nuk do të luajë nesër dhe është më mirë për të që të qëndrojë këtu në shtëpi pas stërvitjes këto dy ditët e fundit. Ai nuk do të luajë apo udhëtojë”, deklaroi Flick për shtypin.

Pas pushimit ndërkombëtar, Olmo pësoi një dëmtim të kofshës në ndeshjen kundër Osasuna duke e lënë jashtë fushës për dy – tre javë.

Exit mobile version