Site icon PrishtinaPress

FIFA gëzon Kosovën para ndeshjes me Turqinë (Foto

Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës, ka marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në Përfaqësuesen e Kosovës.

Mërgim Vojvoda do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen kundër Turqisë, më 12 nëntor, njofton FFK.
Vojvoda, i cili është anëtar i skuadrës belge, Mouscron, deri më tash ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë U21.
Pikërisht në repartin e mbrojtjes Kosova ka pasur telashet më të mëdha në tri ndeshjet e deritashme për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2016”, prandaj ardhja e Vojvodës do t’i japë më shumë opsione përzgjedhësit Bunjaki në këtë repart.
Exit mobile version