14.9 C
Pristina
spot_img

Ferizaj: 17-vjeçarja që u shpall e zhdukur vetëparaqitet në polici

17 vjeçarja, Ajtene Koka, e cila u shpall e zhdukur nga familja e saj është vetëparaqitur sot në polici.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë për rajonin e policisë Kanun Veseli.

“Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe. Lidhur me këtë rast, i cili trajtohet si “person i zhdukur – i gjetur”, Policia Rajonale në Ferizaj ka mbyllur hetimet dhe do të hartohet një shënim zyrtar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur”, tha Veseli për Klankosova.tv.

Ajo u raportua e zhdukur në orët e para të 2 majit.

Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më.

Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe.

Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img