Site icon PrishtinaPress

Fehmi Kupina rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal

Pas më shumë se dy javë pa kryesues komunal Komuna e Prishtinës tashmë ka zgjedhur kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal me thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nga LVV-ja, raporton PrishtinaPress.

Fehmi Kupina është rizgjedhur përsëri kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai u zgjodh kryesues me 22 vota pro, duke marrë edhe përkrahjen e shumicës të asamblistëve të Kuvendit Komunal në Prishtinës.

Kupina u zgjodh në rundin e tretë, pasi në dy rundet e para s’mjaftonin 21 votat.

Në rundin e tretë mjaftonin votat e shumicës votuese./PrishtinaPress/

Exit mobile version