16.2 C
Pristina
spot_img

Federata Evropiane e Gazetarëve: Turp për VV-në dhe Kurtin për fushatën e neveritshme ndaj gazetarëve

Federata Evropiane e Gazetarëve ka deklaruar se e dënon fuqishëm, siç e quan,” fushatën e neveritshme” të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gazetarëve.

Ky reagim vjen pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar sot se pjesëtarë të VV-së po mundohen t’ia lëjnë fajin kësaj organizate, dhe kryetarit të saj, Xhemajl Rexha, për rënien drastike të Kosovës në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”.

FEG pohon se kjo është një turp për Albin Kurtin, kryetarin e VV-së, dhe për partinë e tij.

“Sulmi ndaj gazetarëve ad-hominem është një përpjekje për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë t’i shërbejnë të drejtës së qytetarëve të Kosovës për t’u informuar”.

“Ky ngacmim dhe frikësim është i denjë për regjimet më të këqija autoritare. Ne nuk do të dështojmë ta raportojmë këtë sjellje të turpshme në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe Partinë e Socialistëve Evropianë. Turp për LVV-në dhe Kurtin”, thuhet në reagimin e kësaj federate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img