Site icon PrishtinaPress

Emocionuese: Futbollisti i ri qan kur e kupton se u ftua në Kombëtare

Paraqitja për Kombëtaren është një ëndërr për çdo futbollist.

Gëzimi i lojtarëve kur marrin ftesa për ta përfaqësuar vendin e tyre është i papërshkrueshëm.

Madje, ka prej tyre që edhe qajnë kur e kuptojnë se i ka ftuar Kombëtarja.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Uruguai.

Jonas Acosta, futbollist i ri anësor i ekipit Cerro Largo, filloi të qajë kur e mori lajmin nga nëna e tij se është ftuar nga Kombëtarja U-13 e Uruguait.

“Të enjten në orën 06:30 të mëngjesit do të shkojmë në Montevideo sepse ty të ka thirr ekipi i Kombëtares nën 14 vjeç”, i tha nëna atij, e më pas adoleshenti e mbajti fytyrën dhe filloi të qante.

Video është bërë virale dhe të gjithë janë emocionuar me reagimin e djaloshit, i cili është i dashuruar dhe i pasionuar pas futbollit.

Kombëtarja e të rinjve Uruguait është duke mbajtur kampe të ndryshme për të marrë futbollistë me perspektivë, të cilët në të ardhmen mund ta bartin barrën kryesore të Kombëtares A. /Gazeta Express/

 

Exit mobile version