Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, dyshja Egli Tako dhe Gjesti kishin tërhequr vëmendjen e fansave, duke u përfolur si një çift i mundshëm, pas afrimitetit të tyre brenda shtëpisë. Por, ndërkohë që fansat prisnin zhvillime jashtë, situata ka marrë një tjetër rrjedhë.
Pak ditë më parë, rrjeti shpërtheu pas një deklarate të bujshme nga një gazetar kosovar, i cili pretendoi se motra e Gjestit ka një shoqëri të ngushtë me ish të dashurën e tij, Diellzën.
Sipas gazetarit, kjo miqësi ka ndikuar që Egli të mos pritej ngrohtësisht nga familjarët e Gjestit pas përfundimit të spektaklit. Madje, ai shtoi se Gjesti është takuar sërish me Diellzën dhe i ka dhuruar një zinxhir — një veprim që ka ndezur dyshime për një rikthim të mundshëm ose, të paktën, një afrim të diskutueshëm mes tyre.
Thuhet se Egli nuk ka qenë në dijeni të këtij takimi, gjë që mund të ketë qenë edhe “pika që derdhi kupën”, duke e shtyrë atë të distancohet përfundimisht nga Gjesti dhe rrethi i tij familjar.
Në ditëlindjen e Gjestit, ndodhi diçka tjetër interesante: festë, miq, urime publike nga figura të njohura, por… asnjë shenjë nga Egli. Ajo mungoi totalisht në festë, dhe po ashtu edhe në rrjetet sociale. Asnjë urim. Asnjë “like”. Asnjë shenjë virtuale.