Site icon PrishtinaPress

Edhe vezëve “i fluturon çmimi”, vazhdon ‘gjakëpirja’ nga qendrat tregtare

Rritja enorme e çmimeve të produkteve bazë, tashmë është kthyer në një femomen shqetësues për qytetarët e Kosovës.

Çmimi i miellit, vajit, sheqerit dhe shumë produkteve tjera bazë, u është rritur çmimi branda natës, për të cilët ka raportuar Gazeta Insajderi gjatë të së enjetës.

Përveç kësaj, një rritje enorme është vërejtur edhe tek vezët.

Në një fotografi të dërguar në Gazetën Insajderi, vërehet se çmimi i vezëve ve nga 2.50 – 3.00 euro që ka qenë, ‘ka fluturuar’ në 4.39 euro.

Ndryshe, Rritja ekstreme e çmimit të produkteve bazë pa të cilët një familje nuk mund të mbijetojë, më së shumti kanë goditur xhepin e qytetarëve që ende jetojnë me page minimale me 170 euro.

Exit mobile version