Site icon PrishtinaPress

Edhe një votë më pak për demarkacionin, Anton Quni del kundër

Deputeti i LDK’së, Anton Quni i ka dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.
Ai qëndrimin e tij publik për marrëveshjen për demarkacionin e ka bërë në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic.
”Nuk do ta votoj demarkacionin me Malin e Zi”, citon ky portal ti ketë thënë Quni.
Ndërkaq, ai ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Pos Qunit, nga LDK’ja votë kundër demarkacionit kanë treguar edhe Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj e Vjosa Osmani. Nuk përjashtohet as Arben Gashi.
Po sot votën kundër e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër i koalicionit Raif Qela i PDK’së. Ndërkohë, më 1 shtator është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për demarkacionin.
Opozita ka paralajmëruar se do të pengoj në çdo formë demarkacionin me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe radikalizim të situatës.
Opozita dhe ekspertët pretendojnë se Kosova nga ky proces humb hiq më pak se 8 mijë hektarë.

Exit mobile version