Site icon PrishtinaPress

Edhe Muhamet Ramadani fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Frankofone

Muhamet Ramadani ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij. 

Atleti kosovar fitoi medaljen e argjendtë në hedhje të gjylës në Lojërat Frankofone “Kinshasa 2023”. 

Rezultati i tij ishte 18.36 metra.

Është kjo medalja e dytë për atletikën, pas të argjendtës së Gresa Bakraqit dhe e treta në total për Kosovën.

Exit mobile version