Site icon PrishtinaPress

“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit…”, Faton Klinaku i reagon Ilir Metës

Sekretari i OVL e UÇK’së, Faton Klinaku i ka reaguar Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, pas deklaratës së tij se “”Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku e ka quajtur këtë një huqje të madhe të presidentit dhe të rrezikshme.

“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku.

Exit mobile version