Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka dalur kundër vendimit të Qeverisë Kurti, për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.
Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka kundërshtuar vendimin e shefit të tij në parti, duke thënë se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit.
Kundër këtij vendimi kanë dalur edhe dy deputetët e Listës Guxo, të cilët janë pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-ës.
Postimi i plotë:
Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor