Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të hënën mbrëma që të martën prej orës 12:00 në shitje “online” do të dalin edhe 1139 bileta për ndeshjen e Shqipërisë me Çekinë. Këto bileta ishin të rezervuara për tribunën e tifozëve çekë, sipas rregullave të UEFA-s.
Federata çeke ka njoftuar se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tribunës së rezervuar dhe kështu biletat e mbetura do të dalin në shitje. Ndeshja Shqipëri – Çeki luhet të enjten prej orës 20:45 në “Air Albania”.
Është ndeshje vendimtare për kualifikim në Evropian. Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh.